Bota

OKB përballet me një krizë të rëndë financiare

Edhe pse 129 nga 193 vende anëtare të OKB-së kanë paguar plotësisht detyrimet e tyre për vitin 2019, tha OKB, 64 vende ende i detyrohen para këtij organi botëror, përfshirë SHBA-të

Ekip   | 08.10.2019
OKB përballet me një krizë të rëndë financiare

New York

Kombet e Bashkuara (OKB) këtë vit ka një mungesë 1.4 miliardë dollarëshe në buxhetit e saj dhe do të duhet të fillojë me uljen e pagave të stafit nëse vendet anëtare nuk i paguajnë detyrimet e tyre në mënyrë të shpejt, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse 129 nga 193 vende anëtare të OKB-së kanë paguar plotësisht detyrimet e tyre për vitin 2019, tha OKB, 64 vende ende i detyrohen para këtij organi botëror, përfshirë SHBA-të, kontribuesi më i lartë i OKB-së.

“Deri në fund të muajit organiza rrezikon të reduktojë rezervat e saj të likuiditetit dhe të paguajë në kohë stafin dhe palët shitëse. Deri në fund të nëntorit sekretariati mund të përballet me mos pagesën në kohë të pagave, si dhe të pagesave të mallrave dhe shërbimeve, nëse vendet anëtare nuk i paguajnë plotësisht detyrimet e tyre të buxhetit”, tha zëdhënës i OKB-së, Stephane Dujarric para gazetarëve në New York.

Deri në fund të shtatorit, bëri të ditur Dujarric, është paguar vetëm 70 për qind e buxhetit të përgjithshëm vjetor, ndërsa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar ishte paguar 78 për qind.

Sot më herët, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke iu drejtuar komitetit të pestë të OKB-së i cili mbikëqyr financat, këtë e cilësoi një “krizë të rëndë financiare” dhe tha se “pa para buxheti nuk mund të zbatohet siç duhet”.

Guterres tha se debati i Asamblesë së Përgjithshme dhe java e veprimeve diplomatike, e cila mbahet çdo vit në muajin shtator, u mundësua vetëm për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve të urgjencës të bëra më herët në vitin 2019.

“Këtë muaj do të arrijmë në deficitin më të thellë të dekadës. Ne rrezikojmë shterrjen e rezervave të mbyllura të paqeruajtjes dhe rrezikojmë në nëntor të hyjmë pa para të mjaftueshme për të mbuluar listat e pagave”, tha Guterres.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın