Bota

OKB konfimron marrëveshjen mes qeverisë jemenase dhe rebelëve në Hudejde

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres tha se marrëveshja parasheh vendosjen e forcave neutrale në këtë rajon, si dhe armëpushimin në shkallë të gjerë

Jeyhun Aliyev  | 13.12.2018 - Përdıtësım : 14.12.2018
OKB konfimron marrëveshjen mes qeverisë jemenase dhe rebelëve në Hudejde ( Atila Altuntaş - Anadolu Agency )

Rimbo

RIMBO (AA) - Palët ndërluftuese në Jemen kanë arritur marrëveshje mbi armëpushimin në qytetin port Al-Hudejde, konfirmoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, raporton Anadolu Agency (AA).

Guterres tha se marrëveshja parasheh vendosjen e forcave neutrale në këtë rajon, si dhe armëpushimin në shkallë të gjerë.

Më parë, rebelët Huthi njoftuan një marrëveshje për armëpushim me qeverinë e Jemenit dhe tërheqjen nga Hudejde gjatë bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga OKB në Suedi.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB kishin filluar më 6 dhjetor në qytezën Rimbo, 77 kilometra nga kryeqyteti suedez Stokholm, në një përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit 4-vjeçar në Jemen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın