Bota

OKB-ja arrin marrëveshje me qeverinë e Bangladeshit për të ndihmuar refugjatët e Arakanit

Qeveria e Bangladeshit deri më sot ka vendosur në Bhasan Char rreth 20 mijë refugjatë të Arakanit

Ekip  | 09.10.2021 - Përdıtësım : 10.10.2021
OKB-ja arrin marrëveshje me qeverinë e Bangladeshit për të ndihmuar refugjatët e Arakanit

Dhaka

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka arritur marrëveshje me qeverinë e Bangladeshit për të ndihmuar refugjatët e Arakanit të vendosur në ishullin Bhasan Char, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Bangladesh thuhet se me Bangladeshin u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU).

Me marrëveshjen në fjalë u hartua kuadri ligjor i ndihmave që OKB-ja do të bëjë për refugjatët që ndodhen ishull.

Qeveria e Bangladeshit deri më sot ka vendosur në Bhasan Char rreth 20 mijë refugjatë të Arakanit.

Delegacioni i OKB-së vizitoi për herë të parë ishullin më 17 mars dhe më pas kreu inspektime lidhur me kushtet e jetesës së refugjatëve në ishull.

Vendosja e muslimanëve në Bhasan Char shkaktoi reagime

Institucionet e të drejtave të njeriut dhe organizatat e ndihmës shprehën reagime ndaj fillimit të transferimit të refugjatëve të Arakanit nga rajoni Cox's Bazar për në Bhasan Char i cili thuhet se ka kapacitet për të strehuar 100 mijë njerëz.

Duke kundërshtuar planin, organizatat theksuan se ishulli është i pambrojtur ndaj përmbytjeve dhe uraganeve të shpeshta në rajon.

Po ashtu shumë herë kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre nëse muslimanët e Arakanit në ishull do të kenë apo jo qasje në ushqime, ujë dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe arsim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.