Bota

OKB: Greqia të evakuojë urgjentisht refugjatët nga ishujt

"Arritja në 30 mijë e numrit të përgjithshëm të refugjatëve në ishuj ka përkeqësuar kushtet aktuale humanitare", tha Throssell duke shtuar se është kritike situata në ishujt Lesbos, Samos dhe Kos

Bayram Altuğ   | 01.10.2019
OKB: Greqia të evakuojë urgjentisht refugjatët nga ishujt

Gjenevë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) i ka bërë thirrje Greqisë që të evakuojë urgjentisht mijëra refugjatë nga "kampet e mbipopulluara në përmasa të rrezikshme" në ishujt e Egjeut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëra nga zëdhënëset e UNHCR-së, Liz Throssell në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se në shtator në ishujt e Egjeut kanë ardhur 10.258 emigrantë të parregullt afganë dhe sirianë dhe se ky është niveli më i lartë i arritur deri më tani që nga viti 2016.

"Arritja në 30 mijë e numrit të përgjithshëm të refugjatëve në ishuj ka përkeqësuar kushtet aktuale humanitare", tha Throssell duke shtuar se është kritike situata në ishujt Lesbos, Samos dhe Kos.

Më tej ajo ka shtuar se në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesbos qëndrojnë 12.600 persona dhe se kjo shifër është pesë herë më e madhe se kapaciteti i kampit.

Throssell rikujton se një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një kontejner ku qëndronin refugjatët gjatë prostestës së një grupi që dëshironte të evakuohej nga kampi Moria i cili njihet për kushtet e këqija.

"Revolta e refugjatëve pas ngjarjes së ndodhur shkaktoi konflikte me policinë", tha Throssell.

Ajo tërhoqi vëmendjen se në kampin Vathy në ishullin Samos strehohen 5.500 persona, shifër kjo e cila është 8 herë mbi kapacitetin e kampit dhe se poashtu edhe në kampin me kapacitet për 700 persona në ishullin Kos qëndrojnë 3.000 refugjatë.

Throssell i bëri thirrje qeverisë greke që të evakuojë urgjentisht mijëra refugjatët që ndodhen në kampet e mbipopulluara në përmasa të rrezikshme në ishujt e Egjeut.

Duke nënvizuar nevojën për zgjidhje më afatgjata, përfshirë mbështetjen e vetëbesimit të refugjatëve dhe integrimin e tyre në Greqi, Throssell tha se "Gjithashtu në përmasa shqetësuese është edhe situata e fëmijëve të pashoqëruar, numri i të cilëve është mbi 1.000. Vetëm një e katërta e tyre qëndrojnë në strehimore të përshtatshme për moshën e tyre".

Gjatë protestës në fundjavë të një grupi që dëshironte të evakuohej nga kampi i refugjatëve në ishullin Lesbos, një nga kontejnerët e refugjatëve u përfshi nga zjarri. Si pasojë humbën jetën një grua dhe një fëmijë të cilët u ndikuan nga zjarri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın