Betül Yürük
22 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
OKB (AA) - Kombet e Bashkuara formuan një komision të pavarur për të hetuar sulmin ajror të kryer në rajonin Urum el-Kubra, në afërsi të qytetit Halep në Siri ndaj autokolonës së ndihmave humanitare të OKB-së dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarriç, në një konferencë për shtyp tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka formuar një komision të pavarur për të hetuar sulmin ajror të kryera ndaj autokolonës së ndihmave humanitare.