Bota

OKB: Çdo 11 minuta vritet një grua nga një anëtar i familjes së saj

Kryetarja e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC), Ghada Fathi Waly tha se çdo 11 minuta një grua ose një vajzë vritet nga një anëtar i familjes së saj

Aşkın Kıyağan  | 25.11.2021 - Përdıtësım : 25.11.2021
OKB: Çdo 11 minuta vritet një grua nga një anëtar i familjes së saj

Vjenë

Kryetarja e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC), Ghada Fathi Waly tha se çdo 11 minuta një grua ose një vajzë vritet nga një anëtar i familjes së saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave 2021, Waly tërhoqi vëmendjen mbi uljen e të drejtave të grave për shkak të dhunës në rritje brenda familjes dhe pandemisë së COVID-19.

Ajo ndau informacionin se sipas raportit të publikuar nga UNODC, 47 mijë gra ose vajza janë vrarë nga një pjesëtar i familjes ose nga një i afërm i tyre në vitin 2020.

- Gratë janë viktimat më të mëdha të dhunës në familje

Duke tërhequr vëmendjen se një e pesta e vrasjeve të grave në mbarë botën shkaktohet nga dhuna brenda familjes, Waly vuri në dukje se gratë dhe vajzat përbëjnë 58 për qind të viktimave në ngjarjet e dhunës në familje.

Waly theksoi se për shkak të pandemisë së COVID-19 të drejtat e grave janë lënë në plan të dytë dhe se kryesisht gratë që përballen me dhunë kanë vështirësi serioze në marrjen e mbështetjes që kanë nevojë për të marrë ose për të kërkuar të drejtat e tyre në këtë proces.

Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare për bashkëpunim në zbatimin e masave efektive të mbrojtjes për të parandaluar dhunën me bazë vrasjet në shoqëri. "Çdo 11 minuta një grua ose një vajzë vritet nga një anëtar i familjes së saj", potencoi Waly.

"Është e nevojshme të ndërmerren veprime urgjente për të parandaluar dhunën në bazë gjinore dhe për të mbrojtur jetët dhe të drejtat e grave dhe vajzave", tha Waly duke shtuar se krahas strategjive afatgjata për parandalimin e vrasjeve me bazë gjinore në shoqëri, kryesisht dhunën në familje ka nevojë për masa konkrete dhe urgjente për mbrojtjen e grave dhe vajzave në situata të rrezikshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.