Bota

OKB bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog në Irak

Guterres tha se duhet të respektohet liria e shprehjes dhe e drejta për protesta paqësore

Betül Yürük   | 05.10.2019
OKB bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog në Irak

New York

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Irak për distancim nga dhuna, vetëpërmbajtje dhe dialog në protestat kundër qeverisë që kanë shkaktuar vdekjen e 100 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra për media e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres po ndjek nga afër zhvillimet në Irak dhe se është i trishtuar thellë nga humbja e jetëve të shumë personave në protesta.

Ai u bëri thirrje qeverisë dhe protestuesve se për uljen e tensioneve në Irak duhet distancim nga dhuna, vetëpërmbajtje dhe dialog. Guterres tha se duhet të respektohet liria e shprehjes dhe e drejta për protesta paqësore.

Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë së Irakut i cili për arsye sigurie nuk dëshiron të zbulojë emrin në një deklaratë për AA ka thënë se është rritur në 100 numri i personave të vdekur ndërsa në afro 2.000 numri i të plagosurve gjatë protestave që zhvillohen kryesisht në kryeqytetin Bagdad dhe në disa rajone të Irakut.

Në Bagdad dhe disa qytete në jug të vendit që nga 1 tetori e deri tani po zhvillohen protesta antiqeveritare, ku protestohet kundër "korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimit publik".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın