Bota

OBSH: Varianti Omicron më i butë se Delta, por ende i rrezikshëm

"Javën e kaluar u raportuan 15 milionë raste me COVID-19, kurse Omicron mbetet një rrezik i madh, veçanërisht për të pavaksinuarit", tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus

Ekip  | 13.01.2022 - Përdıtësım : 14.01.2022
OBSH: Varianti Omicron më i butë se Delta, por ende i rrezikshëm

Gjenevë

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, tha të mërkurën se varianti omicron i koronavirusit të ri(COVID-19) , mund të jetë më i butë se Delta, por mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për të pavaksinuarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një webinar për koronavirusin, Ghebreyesus tha se një rekord prej 15 milionë rastesh COVID-19 mendohet se janë raportuar javën e kaluar, por se shkalla e vdekjeve mbetet e qëndrueshme dhe mund të reduktohet duke vaksinuar më shumë njerëz.

“Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital po rritet në shumë vende, ky nuk është niveli që kemi parë tek valët e mëparshme”, tha ai.

Ai vuri në dukje faktin se të pavaksinuarit përbëjnë një pjesë të madhe të të shtruarve në spitale në mbarë botën.

Kreu i OBSH-së tha se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e pasojave dhe vdekjeve më të rënda, por jo transmetimin e plotë.

Më tej Ghebreyesus shtoi se numri i qëndrueshëm i vdekjeve është ndoshta rezultat i peshës së reduktuar të Omicron, si dhe imunitetit të përhapur nga vaksinimi ose infeksioni i mëparshëm.

Ai shtoi se Omicron po bëhet me shpejtësi një version më dominues në shumë vende në krahasim me Deltën. “Por duhet të jemi të qartë, megjithëse Omicron shkakton raste më të lehta se Delta, virusi mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Ai theksoi se ka afër 50.000 vdekje në javë, që është shumë. Gjithashtu tha se të mësohesh të jetosh me koronavirusin nuk do të thotë se numri i vdekjeve është i pranueshëm.

"Ne nuk duhet të lejojmë që ky virus të tundë flamurin e bardhë, veçanërisht kur kaq shumë njerëz në mbarë botën nuk janë vaksinuar", tha Tedros.

Ai rikujtoi se më shumë se 85 për qind e njerëzve në Afrikë pritet të marrin dozën e parë të vaksinës.

"Ne nuk mund t'i japim fund kësaj faze të pandemisë nëse nuk e mbyllim këtë hendek", tha kreu i OBSH-së.

Në 90 vende, objektivi prej 40 për qind e të vaksinuarve nuk është arritur dhe në 36 prej këtyre vendeve, më pak se 10 për qind e popullsisë është vaksinuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın