Bota

Në portet e qytetit Odesa të Ukrainës janë në pritje 6 milionë tone drithë

Këshilltari i guvernatorit ushtarak të rajonit Odesa, Dimchoglo falënderoi Türkiye-n (Turqinë) për përpjekjet intensive që ka treguar për zgjidhjen e problemit të eksportit global të drithit

05.07.2022 - Përdıtësım : 06.07.2022
Në portet e qytetit Odesa të Ukrainës janë në pritje 6 milionë tone drithë

Odesa

DAVİT KACHKACHİSHVİLİ 

Këshilltari i guvernatorit ushtarak të rajonit Odesa, Yuriy Dimchoglo tha se "Vetëm në 3 porte në qytetin Odesa janë në pritje 6 milionë tonëve drithë".

Dimchoglo në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) lidhur me zhvillimet e fundit dhe masat e sigurisë në rajonin Odesa tha se portet më të mëdha të Ukrainës ndodhen në rajonin Odesa. Sipas tij, këto porte janë të mbyllura për shkak të vazhdimit të luftës dhe minave në det.

Ai tha se miliona tonë drithë mbahen për eksport në portet e Odesës e cila ka një rëndësi kritike në Detin e Zi të Ukrainës së sulmuar nga Rusia. "Vetëm 6 milionë tonë drithë janë në pritje në 3 porte të Odesës. Ndërsa një sasi drithi më pak se kjo ndodhet gjithashtu në Mykolaiv".

Pasi shprehu se në rajon ndodhen depo që kanë rrugë hekurudhore dhe se stoqet e drithit në hangaret e fermerëve janë të mëdhenj, Dimchoglo falënderoi Türkiye-n (Turqinë) për përpjekjet intensive që ka treguar për zgjidhjen e problemit të eksportit global të drithit.

"Deri më tani edhe pse në sasi të vogël nga porti Izmail në lumin Danub kemi eksportuar në Rumani stoqet e grurit që posedojmë", potencoi Dimchoglo i cili shtoi se "Por, atje mund të hyjnë vetëm anije 3 mijë tonëshe, 5 mijë tonëshe".

Dimchoglo bëri të ditur se pavarësisht se drithi eksportohet në Rumani nëpërmjet lumit Danub dhe në Poloni me tren, zgjidhjet në fjalë nuk janë të mjaftueshme. "Eksporti i drithit kryhet 5 herë më ngadalë në krahasim me periudhat para luftës. Nëse më duhet të them një shembull, rajoni Odesa kryente çdo muaj 2 milionë eksporte të drithit. Ndërsa tani jo më shumë se 200 mijë deri në 300 mijë tonë", tha Dimchoglo.

"Jo vetëm Ukraina por edhe vende të ndryshme të botës kryesisht Türkiye janë në kërkim të zgjidhjes për eksportimin e miliona tonëve të drithit nëpër depot e Ukrainës. Rëndësia e Türkiyes në këtë proces është rritur edhe më shumë", shtoi ai.

Për shkak të fillimit të luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, në siloset e drithit dhe në portet e Ukrainës thuhet se po mbahen mbi 20 milionë tonë drithë.

Ai vuri në dukje se si qeveri vazhdojnë të ndërmarrin hapa efektivë në mënyrë që njerëzit që ndodhen në Odesa të vazhdojnë normalisht jetën, pavarësisht luftës dhe se shumica e civilëve që u larguan nga zona në fillim të luftës janë kthyer në shtëpitë e tyre.

- "Rusët gjithmonë kanë goditur me raketa me rreze të gjatë veprimi drejt rajonit"

Dimchoglo tha kanë bërë çdo gjë që kanë mundur për mbrojtjen e rajonit. Sipas tij, i gjithë rajoni është objektiv i sulmeve ruse pavarësisht se nuk ndodhet plotësisht në vijën e frontit.

Dimchoglo i cili është një turk gagauz rikujton se Rusia më 1 korrik goditi zonën Sergeevka të rajonit Odesa.

"Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën në një ndërtesë dhe në një kompleks pushimi në zonën Sergeevka e cila u godit me 2 raketa të forcave ruse", tha Dimchoglo duke shtuar se rusët kanë goditur me raketa me rreze të gjatë veprimi drejt rajonit.

Ai theksoi se sulmet ajrore kundër rajonit kryhen pothuajse çdo ditë ndërsa ndaj qytetit Odesa një ose disa herë në javë dhe se si pasojë e sulmeve humbin jetën njerëzit.

"Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës që janë instaluar në rajon, kohët e fundit kanë filluar të jenë më efektive kundër raketave. Sistemet tona të mbrojtjes ajrore funksionojnë shumë mirë. Rreth 60-70 për qind e raketave goditen në ajër. Është rritur edhe numri i sistemeve tona të mbrojtjes ajrore por kemi zgjidhur edhe mënyrat që përdorin rusët", thekson Dimchoglo.

Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë vazhdon, rajoni dhe qyteti Odesa, qendra e rajonit që kontrollohet nga ushtria e Ukrainës në bregun e Detit të Zi, del në pah si një nga pikat në objektiv të raketave që lëshohen nga avionë ose anijet luftarake të forcave të armatosura ruse.

Odesa e cila ndodhet rreth 200 kilometra me frontin Kherson ku zhvillohen luftime të ashpra, thuhet se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani është goditur disa herë nga raketat ruse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın