Bota

Në lumin Kongo zhduken 180 persona si pasojë e fundosjes së një varke peshkimi

Komisioneri i lumenjve të kryeqytetit të provincës Mbandaka, Competent Mboyo, tha se anija e vjetër e peshkimit me rreth 600 persona u fundos të hënën në mbrëmje në lumin Kongo për shkak të mbingarkesës

Ahmet Emin Dönmez  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 24.01.2022
Në lumin Kongo zhduken 180 persona si pasojë e fundosjes së një varke peshkimi

Yaounde

Në lumin Kongo në provincën e Ekuadorit të Republikës Demokratike të Kongos (KDC) 180 persona janë zhdukur si pasojë e fundosjes së një varke peshkimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i lumenjve të kryeqytetit të provincës Mbandaka, Competent Mboyo, tha se anija e vjetër e peshkimit me rreth 600 persona u fundos të hënën në mbrëmje në lumin Kongo për shkak të mbingarkesës.

Duke theksuar se shumë të mbijetuar u shpëtuan nga Garda për Mbrojtjen e Mjedisit të Institutit të Konservimit të Natyrës së Kongos (ICCN), Mboyo tha se 180 njerëz janë të zhdukur.

Në mesin e viktimave të shpëtuar kishte shumë të plagosur.

Aksidente të tilla shkaktohen nga mungesa e mosmirëmbajtjes së anijeve dhe ngarkesave të tyre mbajtëse mbi kapacitetin e tyre, veçanërisht në periudhën e reshjeve të dendura sezonale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın