Bota

Në Katalonjë vazhdojnë protestat, dhjetëra persona të arrestuar

Policia arrestoi 51 protestues mbrëmjen e të martës dhe të mërkurën në mëngjes, kurse 72 policë u plagosën në përleshje, sipas qeverisë spanjolle

Ekip  | 16.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Në Katalonjë vazhdojnë protestat, dhjetëra persona të arrestuar

Oviedo
Pas një nate kaotike të shënuar me zjarret që shiheshin në rrugët e Katalonjës, së bashku me përplasjet e policisë, lëndimet dhe arrestimet, mijëra protestues janë duke marshuar akoma në të gjithë rajonin verilindor të Spanjës për të protestuar ndaj dënimit të së hënës të liderëve separatistë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia arrestoi 51 protestues mbrëmjen e të martës dhe të mërkurën në mëngjes, kurse 72 policë u plagosën në përleshje, sipas qeverisë spanjolle.

E mërkura shënon ditën e tretë të protestave si reagim ndaj dënimit të Gjykatës Supreme Spanjolle të liderëve separatistë për rolin e tyre në përpjekjen e pavarësisë të vitit 2017. Nëntë politikanë dhe aktivistë të akuzuar u dënuan midis 9 dhe 13 vjet burg.

Protestuesit i konsiderojnë dënimet tepër të ashpra, pasi politikanët kanë kryer vetëm detyrimin e tyre demokratik. Ata thonë se dënimet paraqesin precedentë të rrezikshëm për sa i përket të drejtës për të protestuar. Shumë besojnë gjithashtu se Katalonja ka të drejtë për vetëvendosje.

Zhgënjimi është i lartë, si për katalanët pro pavarësisë ashtu edhe për të tjerët, afërsisht gjysma ose më shumë e banorëve katalanas dëshirojnë të mbeten pjesë e Spanjës.

Deri të mërkurën, protestuesit kanë bllokuar një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë dhe disa autostrada, por marshimet mbeten paqësore.

Megjithatë, mbrëmjen e së martës, një pakicë e protestuesve, disa të rinj, ndezën zjarre të mëdha nëpër qendrat e qytetit të Barcelona, Tarragona, Lleida dhe qytete të tjera. Ata u panë duke ofenduar efektivët e policisë dhe duke hedhur objekte mbi ta.

"Unë dënoj me forcë dhunën që përpiqet të shkatërrojë harmoninë e bashkëjetesës në Katalonjë", shkroi të mërkurën në Twitter kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez. Ai gjithashtu njoftoi se sot do të takohet me grupe të tjera politike për të diskutuar rreth situatës.

Politikanët e partive të djathta kritikojnë qëndrimin e Sanchez rreth situatës. Pablo Casado, drejtuesi i Partisë Popullore, e ka nxitur atë të miratojë një ligj të veçantë që do t'i jepte më shumë pushtet qeverisë qendrore. Zgjedhjet nacionale spanjolle janë caktuar të mbahen në më pak se një muaj.

Të hënën në mbrëmje afro 10,000 protestues morën aeroportin e Barcelonës, duke shkaktuar anulimin e dhjetëra fluturimeve.

Quim Torra, kryeministri i Katalonjës, falënderoi protestuesit për veprimet e tyre në aeroport, por nuk ka dhënë ende komente për trazirat e natës së kaluar.

Protestat pritet të vazhdojnë më tej. Sindikatat pro-separatiste kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme të premten.









Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın