Bota

Në Forumin Ekonomik Rajonal nënshkruhen dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore

Nisma që deri më sot është njohur si "Mini-Shengen" është emëruar "Open Balkan" (Ballkani i Hapur)

Edıta Zekjırovıkj  | 29.07.2021 - Përdıtësım : 30.07.2021
Në Forumin Ekonomik Rajonal nënshkruhen dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Në Shkup sot është mbajtur “Forumi ekonomik për bashkëpunim rajonal”, në të cilin morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Forumin u nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore i cili në masë të madhe do ta lehtësojë jetën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe të bashkësisë afariste.

Marrëveshjen e parë që e nënshkruan kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe presidenti i Serbisë, Vuçiç është "Marrëveshja e Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat", e cila bazohet në gatishmërinë e ndërsjellë midis Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në parandalimin e pasojave të katastrofave natyrore.

E dyta është nënshkrimi i "Memorandumit të Mirëkuptimit për të lehtësuar importin dhe eksportin dhe lëvizjen e mallrave në Ballkanin Perëndimor" bazuar në vendosmërinë e tre udhëheqësve për të forcuar bashkëpunimin në drejtim të importeve dhe eksporteve dhe për të eliminuar barrierat kufitare për të kontribuar për një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit tregtar.

Marrëveshja e tretë, e nënshkruar nga tre drejtuesit, ishte "Memorandumi për tregun e fuqisë së punës" i cili synon të lehtësojë lëvizjen e njerëzve për të siguruar qasje më të lehtë dhe më të lirë në tregun e punës, që do të thotë heqjen e lejeve të punës dhe thjeshtimin e procedurave për marrjen e lejes së qëndrimit të përkohshëm.

Zaev dërgoi mesazh se ai po ndërton besim të madh me Shqipërinë dhe Serbinë dhe se dëshiron që ta ndajnë atë besim me komunitetin e biznesit, sepse ndihma e ndërsjellë është e nevojshme për të gjetur zgjidhje me administratën publike dhe në fund të ndajnë sukseset së bashku.

"Ne do të rrisim tregtinë tonë, do të krijojmë më shumë vende pune ndërsa përmes konkurrencës për punë, pagat do të rriten. Konkurrenca jonë në krahasim me pjesën tjetër të botës do të rritet më shumë dhe ne do të pushtojmë tregje të reja që do të rrisin tregun ekonomik", tha Zaev.

Pas përfundimit të Forumit Ekonomik rajonal në Shkup, kryeministrat Zaev dhe Rama dhe presidenti Vuçiç pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve kanë shpallur zyrtarisht emërimin e nismës për bashkëpunim të mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nisma që deri më sot është njohur si "Mini-Shengen" është emëruar "Open Balkan" (Ballkani i Hapur).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.