Bota

Numri i ukrainasve që hynë në vendet e BE-së pas sulmit rus arriti në 6,3 milionë

Në një njoftim nga Frontex theksohet se ukrainasit erdhën në vendet e BE-së nga Moldavia dhe nga vendi i tyre

Ömer Tuğrul Çam   | 19.05.2022
Numri i ukrainasve që hynë në vendet e BE-së pas sulmit rus arriti në 6,3 milionë

Bruksel

Frontex, Agjencia e rojës kufitare dhe bregdetare të Bashkimit Evropian (BE), tha se numri i ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre dhe hynë në vendet e BE-së pas sulmit të Rusisë arriti në 6,3 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Frontex theksohet se ukrainasit erdhën në vendet e BE-së nga Moldavia dhe nga vendi i tyre.

Shumica e ukrainasve erdhën në Poloni. Theksohet se 3,4 milionë ukrainas qëndrojnë aktualisht në Poloni, 1,8 milionë në Rumani, 650.000 në Hungari dhe 420.000 në Sllovaki.

Në deklaratën thuhet se mesatarisht 32.000 ukrainas kalojnë kufirin dhe hyjnë në vendet e BE-së çdo ditë.

Ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të personave që hyjnë në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës në shkurt, dy milionë njerëz kanë hyrë në Ukrainë. Gjysma e tyre ishin shtetas të Ukrainës.

Numri i njerëzve që hyjnë në Ukrainë përmes kufijve të BE-së në dhjetë ditët e fundit është mesatarisht 32.000 në ditë.

Qytetarët e Ukrainës mund të hyjnë në vendet e BE-së pa vizë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın