Bota

Numri i trupave në krahun lindor të NATO-s arrin në afro 10 mijë

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, numri i ushtarëve që shërbejnë në njësitë luftarake në krahun lindor të NATO-s është dyfishuar, duke arritur në pothuajse 10 mijë

Ömer Tuğrul Çam   | 28.06.2022
Numri i trupave në krahun lindor të NATO-s arrin në afro 10 mijë

Bruksel

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, numri i ushtarëve që shërbejnë në njësitë luftarake në krahun lindor të NATO-s është dyfishuar, duke arritur në pothuajse 10 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

NATO publikoi detaje për numrin e ushtarëve në krahun lindor në kuadër të parandalimit dhe forcimit të mbrojtjes, të cilat do të diskutohen edhe në Samitin e Madridit që do të mbahet më 28-30 qershor.

Sipas kësaj, janë 9.641 ushtarë në grupet luftarake shumëkombëshe, numri i të cilëve u rrit nga 4 në 8 pasi Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Ky numër më parë ishte rreth 4.000.

Grupet luftarake në krahun lindor ishin në shtetet baltike, Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia përpara sulmit. Pas sulmit, grupe luftarake u vendosën edhe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

25 vende të NATO-s kontribuojnë në trupat shumëkombëshe që mbahen gati për betejë. Gjermania, e cila ofron më shumë ushtarë, ka 1.315 ushtarë në Lituani dhe Sllovaki.

Pas kësaj, SHBA-ja ka 1.165 ushtarë në Poloni, Bullgari, Hungari dhe Rumani ndërsa Britania e Madhe ka 1.122 ushtarë në Estoni dhe Poloni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın