Bota, Koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran rritet në 5

Irani konfirmon 18 raste të reja të koronavirusit në Teheran, Qom, dhe Gilan

Ekip   | 21.02.2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran rritet në 5

Teheran

Ministria e Shëndetësisë së Iranit përmes një kumtese ka informuar se numri i personave të vdekur nga koronavirus i ri në Iran është rritur në pesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, gjithashtu konfirmoi 18 raste të reja, duke përfshirë katër në Teheran, shtatë në qytetin Qom dhe dy në provincën Gilan.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy vdekjet e para nga koronavirusi në Qom, epiqendra e virusit në Iran.

Pas përhapjes globale të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın