Bota, Koronavirusi

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.373.375)

Emre Aytekin   | 30.10.2020
Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

Ankara

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar 33 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

 Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se gjithsej 33.002.635 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 5 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.373.375), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.983.345), Brazili (4.954.159), Rusia (1.186.041) dhe Kolumbia (950.348).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 320.762.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 45,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion 186 mijë të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın