Bota, Koronavirusi

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 40 milionë

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 40.001.648 raste me COVID-19

Emel Gözellik   | 18.10.2020
Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 40 milionë

Ankara

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 40 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 40.001.648 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.343.140 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (7.494.551), Brazili (5.224.362), Rusia (1.399.334), Spanja (982.723), Argjentina (979.119), Kolumbia (952.371), Franca (867.197), Peruja (865.549), Meksika (847.108), Britania e Madhe (705.428) dhe Afrika e Jugut (702.131).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 345.678.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1.115.160 persona. Ndërkohë, 29.919.400 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 8.967.088 raste aktive.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın