Bota, Koronavirusi

Numri i rasteve me COVID-19 në gjithë botën shkon në mbi 900 mijë

Gjithsej 903.819 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Gamze Türkoğlu Oğuz   | 01.04.2020
Numri i rasteve me COVID-19 në gjithë botën shkon në mbi 900 mijë

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 900 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 903.819 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 200.269 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 110.574 raste dhe Spanja me 102.136.

Pas tyre vijojnë Kina me 81.554 pacientë, Gjermania me 75.754, Franca me gjithsej 52.128 raste deri më tani, Irani me 47.593, Britania me 29.474, Zvicra me 17.137 raste, Turqia me 15.679, Belgjika me 13.964, Holanda me 13.614 raste dhe Austria me 10.585 raste me COVID-19.

Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën.

Deri më tani, në mbarë botën jetën kanë humbur 45.334 njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın