Bota

Norvegji, 5 të vdekur në një sulm me shigjeta

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një sulm me shigjeta në rajonin Kongsberg të Norvegjisë ku dhe është arrestuar një i dyshuar 37-vjeçar nga Danimarka

Atila Altuntaş   | 13.10.2021
Norvegji, 5 të vdekur në një sulm me shigjeta

Stockholm

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një sulm me shigjeta në rajonin Kongsberg të Norvegjisë ku dhe është arrestuar një i dyshuar 37-vjeçar nga Danimarka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e Oslo-s teksa tërhiqet vëmendja se në median sociale ka shumë skenare të ndryshme lidhur me çështjen thuhet se agresori 37-vjeçar është një danez që jeton në Norvegji.

Më tej në deklaratë thuhet se vazhdon dyshimi për terrorizëm lidhur me ngjarjen dhe se detajet do të njoftohen për opinionin më pas.

Fredrik Neumann, avokati i agresorit në një deklaratë për televizionin shtetëror norvegjez NRK tha se është takuar në orën 05:00 të mëngjesit me klientin e tij. Neumann tha se do të ndihmojë policinë duke shpjeguar detajet e sulmit.

Agresori në mbrëmjen e 13 tetorit sulmoi me shigjeta njerëzit përreth që ndodheshin pranë marketit Coop në rajonin Kongsberg, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 5 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën. Agresori u arrestua nga policia gjysëm ore pas ngjarjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın