Bota

Një tërmet 6.6 ballë godet Japoninë

Si pasojë e tërmetit janë lënduar 9 persona ndërsa nuk është lëshuar alarm për cunami

Ahmet Furkan Mercan  | 22.01.2022 - Përdıtësım : 23.01.2022
Një tërmet 6.6 ballë godet Japoninë

Ankara

Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë goditi ishullin Kyushu të Japonisë mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë regjistroi tërmetin rreth orës 01:08 sipas kohës lokale.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 45 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë nga banorë të provincave Oita, Miyazaki, Kochi dhe Kumamoto ndërsa pesë persona janë lënduar në Oita dhe katër në Miyazaki.

Nuk është lëshuar alarm për cunami.

Në disa qytete ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Pas tërmetit nuk janë raportuar parregullsi në funksionimin e termocentralit Kyushu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın