Bota

Një francez gjobitet 10.000 euro për një poster ku Macron dukej si Hitleri

Macron paditi 62-vjeçarin Flori, kurse një gjykatë në Toulon e shpalli atë fajtor për fyerje të qëllimshme të presidentit

Alaattin Doğru  | 18.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
Një francez gjobitet 10.000 euro për një poster ku Macron dukej si Hitleri

Paris

Michael-Ange Flori u gjobit me 10.000 euro për posterin ku përshkruante Presidentin e Francës si udhëheqësin nazist Adolf Hitler, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron paditi 62-vjeçarin Flori, kurse një gjykatë në Toulon e shpalli atë fajtor për fyerje të qëllimshme të presidentit.

Mbrojtja njoftoi fillimin e një procedure apeli, ndërsa Flori tha se Macron është i shpejtë në mbrojtjen e lirisë së fjalës derisa të preket personalisht.

“Të gjithë shkruanin në mure, kurse unë vetëm e vendosa në poster. Karikatura është një formë e vjetër e të shprehurit", tha Flori në mediat sociale.

Më 19 korrik, Flori vendosi postera në Toulon dhe Seyne-sur-Mer që përshkruanin Macron-in si Hitlerin, pasi Macron prezantoi një dispozitë për vaksinimin e detyrueshëm anti-COVID në një numër profesionesh në Francë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın