Bota

Një çift neonazist në Britani dënohet me disa vite burg

Bëhet fjalë për anëtarë të organizatës terroriste neo-naziste, “National Action”, e cila u ndalua në Britaninë e Madhe dy vjet më parë

Ekip  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
Një çift neonazist në Britani dënohet me disa vite burg

Londër

LONDËR (AA) – Çifti Adam Thomas (22) dhe Claudia Patates (38) u dënuan me disa vite burg për shkak të anëtarësimit në organizatë të ndaluar radikale të djathtë në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për anëtarë të organizatës terroriste neo-naziste, “National Action”, e cila u ndalua në Britaninë e Madhe dy vjet më parë.

Gjykata e Birminghamit e dënoi Thomasin me gjashtë vjet e gjysmë burg, ndërsa bashkëshortja e tij, me origjinë portugeze, u dënua me pesë vjet burgim.

Sky News raporton se bëhet fjalë për një çift që i dha djalit të tyre emrin Adolf si admirim për kreun e Gjermanisë naziste, Adolf Hitler. I njëjti burim publikoi një seri fotografish mbi të cilat çift pozon përpara simbolit nazist të "svastikës".

Dëshmitarët gjatë shtatë javëve të gjykimit, mes tjerash, theksuan se Patates ka thënë se konsideron se të gjithë hebrenjtë duhet të vriten, ndërsa bashkëshorti i saj Thomas nuk mund të durojë racën jo të bardhë.

Organizata antisemite dhe neo-naziste "National Action" përfaqësohet si "Organizimi i Rinisë Nacional-Socialiste".

Në qershor të vitit 2016, organizata mirëpriti vrasjen e deputetes laburiste në parlamentin britanik Jo Cox.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın