Bota

Një avion luftarak amerikan gabimisht lëshon raketë shkatërruese në Japoni

Incidenti ndodhi gjatë stërvitjes në bazën ajrore “Misava” në rajonin japonez Aomori, ku forcat amerikane dhe japoneze kryejnë stërvitje të rregullta

Emre Aytekin  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
Një avion luftarak amerikan gabimisht lëshon raketë shkatërruese në Japoni

Tokio

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) gabimisht kanë lëshuar një bombë stërvitëse shkatërruese në veri të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi gjatë stërvitjes në bazën ajrore “Misava” në rajonin japonez Aomori, ku forcat amerikane dhe japoneze kryejnë stërvitje të rregullta.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo lajmëron se ekuipazhi i avionit amerikan F-16 lëshoi një bombë stërvitore 200 kilogramëshe së paku pesë kilometra jashtë zonës së paraparë dhe shkaktoi panik të madh në mesin e banorëve në këtë rajon.

Burimi i njëjtë lajmëron se bomba ka rënë në një zonë të pabanueshme dhe se nuk ka shkaktuar viktima ose dëme materiale.

Për shkak të incidentit, stërvitja e forcave amerikane dhe japoneze në këtë rajon është ndërprerë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit japonez, Joshihide Suga, deklaroi se shpërthimi i raketës shkatërruese shkaktoi panik dhe frikë në Japoni.

“Një gjë e tillë nuk guxojnë të ndodhin. Kërkojmë nga SHBA-të t’i ndërmarrin masat e nevojshme që një gjë e tillë të mos përsëritet”, porositi Suga.

Ministria japoneze e Mbrojtjes dërgoi notë proteste deri te Pentagoni dhe ngriti hetim për incidentin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın