Bota

Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet Japoninë

Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit pranë ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima

Ahmet Furkan Mercan   | 09.12.2021
Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet Japoninë

Tokio

Një tërmet me magnitudë 6 ballë mëngjesin e sotëm ka goditur ishujt Tokara të prefekturës Kagoshima në Japoninë jugperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) regjistroi tërmetin rreth orës 11:05 të mëngjesit sipas orës lokale (02:05 GMT).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash .

Agjencia raportoi gjithashtu mbi 200 lëkundje të një shkalle më të vogël në rajon që nga fundjava.

Nuk u lëshua paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Duke vënë në dukje se tërmetet mund të vazhdojnë dhe të rriten me intensitet, JMA paralajmëroi banorët e rajonit që të marrin masa paraprake.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.