Bota

Një tërmet prej 4.7 ballë godet Indonezinë

Enti indonezian për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) njoftoi se epiqendra është regjistruar 28 kilometra në juglindje të rajonit Sarmi edhe atë në thellësi prej 85 kilometrave

Mahmut Atanur  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 19.10.2018
Një tërmet prej 4.7 ballë godet Indonezinë

Xhakartë

XHAKARTË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 4.7 ballë sipas Rihterit ka goditur krahinën Papua të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti indonezian për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) njoftoi se epiqendra është regjistruar 28 kilometra në juglindje të rajonit Sarmi edhe atë në thellësi prej 85 kilometrave.

Paralajmërim për cunami nuk është lëshuar, as nuk dihet nëse gjatë tërmetit ka të vdekur ose të lënduar.

Tërmeti shkatërrues prej 7.5 ballë sipas Rihterit goditi ishullin Sulawesi më 28 shtator duke shkaktuar edhe cunami, dallgët e së cilit arritën deri në gjashtë metra.

Në këtë katastrofë jetën e humbën mbi 2.000 persona.

Gjatë tërmeteve me fuqi prej 6.3, 6.9 dhe shtatë ballë që në fund të korrikut dhe në gusht goditën ishullin Lombok, në Indonezi kanë humbur jetën 563 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın