Saadet Gökce
05 gusht 2026•Përditësim: 05 gusht 2026
Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi sot ujërat në jug të ishujve Kermadec të Zelandës së Re, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), transmeton Anadolu.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 226.1 kilometrash në orën 19:43 sipas kohës lokale, tha USGS-ja.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.
Zelanda e Re ndodhet në "Unazën e Zjarrit", një zonë në Oqeanin Paqësor, ku ndodhin një numër i madh tërmetesh dhe shpërthimesh vullkanike.