Faisal Mahmud
04 gusht 2026•Përditësim: 04 gusht 2026
Një shpërthim i fuqishëm polar solli sot borën në lartësi të ulëta në të gjithë Zelandën e Re, duke mbyllur rrugët dhe shkollat dhe duke ndërprerë shërbimet e trageteve pasi autoritetet u kërkuan banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme, transmeton Anadolu.
Bora ra në disa pjesë të ishullit jugor ndërsa sistemi i motit të ftohtë përfshiu të gjithë vendin, raportoi "New Zealand Herald". Policia u bëri thirrje qytetarëve në qytetin jugor Dunedin të shmangin udhëtimet nëse nuk është absolutisht e nevojshme për shkak të borës dhe kushteve të akullit në rrugë.
Paralajmërimet për reshje bore janë dhënë në disa rrugë kryesore.
Moti i ashpër ndërpreu arsimin, me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshtet e fëmijëve Dunedin midis Mosgiel, Port Chalmers dhe Waikouaiti të mbyllura për ditën. Shkolla e mesme "East Otago" në Palmerston u mbyll gjithashtu.
Kushtet në Ngushticën e Kukut, që ndan ishujt verior dhe jugor të Zelandës së Re, u përkeqësuan pasi erërat e forta përfshiu zonën. Katër lundrime 'interislander' midis Wellingtonit dhe Pictonit u anuluan ndërsa 'Bluebridge' anuloi të gjashtë kalimet e saj sot dhe dy shërbimet e së mërkurës herët.
"MetService" lëshoi paralajmërim të fortë për bregun Wairarapa në jug të Ngawit, duke parashikuar valë deri në 6 metra deri të mërkurën herët.