Rania R.a. Abushamala
24 korrik 2026•Përditësim: 24 korrik 2026
Një pushtues izraelit u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot nga të shtënat në afërsi të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.
Kanali 13 i Izraelit raportoi se palestinezët kapën armën e një oficeri sigurie në vendbanimin ilegal Havat Gilad në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe hapën zjarr ndaj pushtuesve, duke vrarë një dhe duke plagosur tre të tjerë.