bota

Një minutë heshtje për Sala në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës

UEFA ka lëshuar një kumtesë ku thuhet se përveç një minutë heshtje, klubet sipas dëshirës do të mund të mbajnë shirit të zi

Hüseyin Burak Demirer  | 12.02.2019
Një minutë heshtje për Sala në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës

Ankara

ANKARA (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) konfirmoi se këtë javë para fillimit të të gjitha ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës do të mbahet një minutë heshtje për nder të futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA ka lëshuar një kumtesë ku thuhet se përveç një minutë heshtje, klubet sipas dëshirës do të mund të mbajnë shirit të zi.

Sala (28) në mes të janarit nga Nantes kaloi në Cardiff City. Avioni privat i cili udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk nga radari më 21 janar ndërsa mbetjet e avionit në të cilin ndodhej futbollisti Sala u gjetën më 4 shkurt në fund të kanalit anglez La Manche.

Të enjten në mbrëmje policia njoftoi se trupi, i cili u nxorr nga mbetjet e avionit në La Manche, u identifikua të jetë Sala, me çka u konstatua vdekja e 28-vjeçarit.

Mbetjet e avionit i cili u zhduk dy javë më parë mbi La Manche, u gjetën pranë brigjeve të ishullit Guernsey. Avioni Piper Malibu N264DB më 21 janar ishte në fluturimin e tij nga Franca për në Cardiff, pasi që futbollisti argjentians realizoi transferin nga Nantes në klubin e Uellsit në vlerë prej 15 milionë paund (rreth 17 milionë euro).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın