Bota

Një delegacioni turk do të qëndrojë për vizitë në Egjipt për konsultime politike

Konsultimet politike midis dy vendeve do të mbahen më 5 dhe 6 maj në Kajro nën kryesinë e zv/ministrit turk të Punëve të Jashtme, Sedat Önal dhe zv/ministrit egjiptian të Punëve të Jashtme, Hamdi Senad Loza

Sena Güler   | 04.05.2021
Një delegacioni turk do të qëndrojë për vizitë në Egjipt për konsultime politike Foto: AA/Arhiv

Ankara

Një delegacion i zyrtarëve të lartë turq duke filluar nga dita e nesërme do të qëndrojë për vizitë dyditore në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se konsultimet politike midis dy vendeve do të mbahen më 5 dhe 6 maj në Kajro nën kryesinë e zv/ministrit turk të Punëve të Jashtme, Sedat Önal dhe zv/ministrit egjiptian të Punëve të Jashtme, Hamdi Senad Loza.

"Këto diskutime eksploruese do të përqendrohen në hapat e nevojshme që mund të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe në kontekstin rajonal", tha ministria turke.

Më 15 prill, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, në një transmetim të drejtpërdrejtë njoftoi se ishte pajtuar që kanali i parë i hapur midis inteligjencës turke dhe egjiptiane të vazhdojë përmes Ministrive të Punëve të Jashtme.

Çavuşoğlu tha se Egjipti kishte ftuar palën turke për vizitë në fillim të muajit maj, që do të realizohet në nivelin e zv/kryediplomatëve.

Pas takimit ndërmjet delegacioneve, Çavuşoğlu tha se ai mund të takohet edhe me homologun e tij egjiptian.

Turqia dhe Egjipti së fundmi janë prononcuar për lidhjet dypalëshe, duke propozuar një rivendosje të marrëdhënieve pas më shumë se shtatë vite të distancimit politik.

Të dy vendet shkëmbyen sinjale pozitive mbi vendosjen e kontakteve dhe dialogut, përfshirë mundësinë e mbajtjes së bisedimeve për të përcaktuar kufijtë detar në Mesdheun Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın