Bota, Koronavirusi

Nigeria raporton 15 vdekje dhe 1.301 raste të reja me COVID-19

Mes një vale të dytë të sëmundjes në shtetin më të populluar të Afrikës, kanë lindur edhe debatet në lidhje me administrimin ose jo të vaksinës kundër COVID-19

Ekip  | 20.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Nigeria raporton 15 vdekje dhe 1.301 raste të reja me COVID-19

Ankara

Në Nigeri vazhdon të rritet numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi i ri (COVID-19), pasi autoritetet shëndetësore të vendit raportuan 15 vdekje dhe 1.301 infeksione brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mes një vale të dytë të sëmundjes në shtetin më të populluar të Afrikës, kanë lindur edhe debatet në lidhje me administrimin ose jo të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas Qendrës Nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 113.305, përfshirë 1.464 vdekje dhe 91.200 të shëruar.

Përderisa po lufton për të frenuar valën e pandemisë, më 15 janar Nigeria konfirmoi një rekord prej 1.867 infeksionesh.

Sot, Agjencia Kombëtare e Shëndetit (NPHCDA) dha shenja pozitive në pajisjet e reja për ruajtjen e vaksinave kundër COVID-19 para mbërritjes së tyre, disa prej të cilave duhet të ruhen në temperatura shumë të ulëta.

Kjo vjen pasi nevoja për depo të ftohta për vaksinat thuhet se do të jetë një pengesë e madhe për fushatat e imunizimit në kontinentin afrikan.

Vendi thuhet se pret të marrë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTeh deri në fillim të shkurtit përmes mekanizmit COVAX.

Në një sondazh të NPHCDA-së të publikuar të hënën e kaluar, 50.7 për qind e të anketuarve thanë se do të marrin dozën kur do të jetë në dispozicion, 29.8 për qind refuzuan dhe 19.5 për qind nuk ishin të sigurt.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın