Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Nigeri, vaksinim i detyrueshëm kundër COVID-19 për punonjësit e sektorit publik

Mustapha tha se punonjësit që nuk posedojnë certifikatë të vaksinimit ose test PCR nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e tyre të punës

Adam Abu-bashal   | 14.10.2021
Nigeri, vaksinim i detyrueshëm kundër COVID-19 për punonjësit e sektorit publik

Abuja

Në Nigeri punonjësve të sektorit publik u kërkohet vaksinim i detyrueshëm kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i qeverisë dhe shefi i Luftës kundër COVID-19, Boss Mustapha, duke folur për mediat tha se nga 1 dhjetori për të hyrë në vendet e tyre të punës punonjësve të sektorit publik do t'u kërkohet të kenë certifikatën e tyre të vaksinës kundër COVID-19 ose një rezultat negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë .

Mustapha tha se punonjësit që nuk posedojnë certifikatë të vaksinimit ose test PCR nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e tyre të punës.

"Së shpejti do të publikohet një rekomandim dhe qarkore e përshtatshme në të gjithë shërbimin për të udhëhequr procesin", theksoi Mustapha.

Në Nigeri që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 208.153 raste me COVID-19, 195.936 nga këta u shëruan dhe 2.756 humbën jetën.

Që nga 5 marsi, kur filloi fushata e vaksinimit, sipas të dhënave të autoriteteve janë vaksinuar rreth 7.5 milionë banorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın