Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

New Yorku konfirmon 5 raste të variantit të ri Omicron

"Më lejoni të jem e qartë: Kjo nuk është arsye për alarm. Ne e dinim se ky variant do të vinte dhe kemi mjetet për të ndaluar përhapjen e tij", tha guvernatorja e New Yorkut, Hochul

Servet Günerigök   | 03.12.2021
New Yorku konfirmon 5 raste të variantit të ri Omicron

Washington DC

Shteti i New Yorkut në SHBA ka konfirmuar 5 raste të variantit Omicron të COVID-19, njoftoi të enjten guvernatorja Kathy Hochul, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më lejoni të jem e qartë: Kjo nuk është arsye për alarm. Ne e dinim se ky variant do të vinte dhe kemi mjetet për të ndaluar përhapjen e tij", shkroi Hochul në Twitter.

Ajo u bëri thirrje banorëve të New Yorkut që të marrin vaksinat si dhe vaksinën përforcuese si dhe të mbanin maska.

Rastet e reja erdhën disa orë pasi u konfirmuan 2 raste të tjera të Omicron, një në Minesota dhe një në Kolorado.

Në një konferencë për media, Hochul tha se rasti i parë ishte një grua 67-vjeçare në qarkun Suffolk, e cila kishte qenë në Afrikën e Jugut.

Dy raste janë nga Queens dhe një në Brooklyn dhe i pesti është nga një bashki e paidentifikuar.

SHBA-ja identifikoi rastin e parë të variantit Omicron në shtetin e Kalifornisë të mërkurën. Pacienti, një banor i San Franciskos, u kthye nga Afrika e Jugut më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv më 29 nëntor.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të hënën se vendi do të regjistrojnë raste të variantit Omicron "herët a vonë", por kjo nuk është arsye për panik.

Shkencëtarët afrikano-jugorë njoftuan më 24 nëntor se kishin zbuluar variantin, i cili ka disa mutacione. Rastet e variantit që atëherë janë regjistruar në një numër vendesh perëndimore.

Të premten e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli llojin një "variant shqetësues".




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın