Bota, Kulturë

New Yorku do të mirëpresë ekspozitën "Istanbul Photo Awards"

Rreth 40 fotografi që mbulojnë ngjarjet kryesore në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar do të ekspozohen në selinë e OKB-së për dy javë

Mücahit Oktay   | 18.10.2021
New Yorku do të mirëpresë ekspozitën "Istanbul Photo Awards"

New York

Një ekspozitë që përmban përzgjedhje fotografish nga konkursi ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve "Istanbul Photo Awards 2021", do të hapet sot në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 40 fotografi që mbulojnë ngjarjet kryesore në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar do të ekspozohen në selinë e OKB-së për dy javë.

Një ceremoni hapëse do të mbahet në Qendrën e sapo-inauguruar Turkevi ose Shtëpia Turke në New York City.

Misioni i Përhershëm i Turqisë në OKB do të ndihmojë në hapjen e ekspozitës që sponsorizohet nga Turkish Airlines dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Të ftuar të nderuar në ceremoni përfshijnë përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në OKB, Feridun Sinirlioglu, anëtarin e bordit të Anadolu Agency Ismail Caglar dhe Oguz Enis Peru, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të agjencisë.

Fotografitë do të zhvendosen në selinë e OKB-së pas ceremonisë dhe do të ekspozohen për diplomatët ndërkombëtarë dhe vizitorët e tjerë deri më 29 tetor.

Fotografia e shtetasit të Bangladeshit, Mohammed Shajahan e titulluar "Dashuria e Nënës" fitoi Çmimin Foto e Vitit.

Edicioni i shtatë i çmimeve dhe ekspozita organizohen nga Anadolu Agency.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın