Bota

New York, shefi i NATO-s dhe ai i OKB-së zhvillojnë bisedime mbi krizën klimatike

Derisa liderët adresuan sfidat e tjera urgjente të sigurisë, përfshirë ndryshimet klimatike si një shumëzues krizash, Stoltenberg tha se luftimi i ndryshimeve klimatike është bërë një biznes kryesor për NATO-n

Selen Temizer   | 23.09.2021
New York, shefi i NATO-s dhe ai i OKB-së zhvillojnë bisedime mbi krizën klimatike

Ankara

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, gjatë seancës së 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York dhe ka diskutuar mënyrat për të rritur bashkëpunimin në çështjet globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimit të lëshuar nga NATO-ja, Stoltenberg dhe Guterres trajtuan situatën aktuale në Afganistan, për çka Stoltenberg informoi mbi përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për t'i sjellë në siguri afganët e rrezikuar.

Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së talebanëve përgjegjës për detyrimet e tyre, përfshirë kalimin e sigurt, të drejtat e njeriut dhe terrorizmin.

Derisa liderët adresuan sfidat e tjera urgjente të sigurisë, përfshirë ndryshimet klimatike si një shumëzues krizash, Stoltenberg tha se luftimi i ndryshimeve klimatike është bërë një biznes kryesor për NATO-n dhe se aleanca po ndërmerr veprime me një angazhim të qartë politik midis aleatëve për të reduktuar ndjeshëm emetimet ushtarake.

Duke theksuar se bashkëpunimi midis NATO-s dhe OKB-së është zgjeruar gjatë dekadës së fundit, njoftimi tha se fushat prioritare për punë të përbashkët përfshijnë mbështetjen e NATO-s për operacionet paqësore të OKB-së, luftimin e terrorizmit, mbrojtjen e civilëve dhe grave, si dhe agjendën e paqes dhe sigurisë.

Ai shtoi se NATO-ja ka ofruar ekspertë për t'u bashkuar me përpjekjet e OKB-së për trajnimin e personelit paqeruajtës dhe se në vitin 2020 transporti ajror aleat mbështeti Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së me dërgimin e një spitali fushor në Gana në kuadër të përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.