Bota

New Jersey, protestë kundër planit izraelit për aneksimin Bregut Perëndimor

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Jeta e palestinezëve është e vlefshme" dhe "Liri për Palestinën", duke reaguar kundër planit të aneksimit

Betül Yürük  | 04.07.2020 - Përdıtësım : 06.07.2020
New Jersey, protestë kundër planit izraelit për aneksimin Bregut Perëndimor ( Tayfun Coşkun - Anadolu Agency )

New York

Në New Jersey të SHBA-së u organizua protestë kundër planit të Izraelit për aneksimin e pjesëve të mëdha të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestë morrën pjesë një grup hebrenjsh ortodoksë dhe muslimanësh, të cilët protestuan kundër politikave okupatore të Izraelit në Palestinë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet "Jeta e palestinezëve është e vlefshme" dhe "Liri për Palestinën", duke reaguar kundër planit të aneksimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.