Bota

Netanyahu: Negociatat do të zhvillohen mbi bazën që Kudsi të jetë si kryeqytet i Izraelit

Në një fjalim të mbajtur në kuadrin e festimeve të 53-vjetorit të okupimit të Kudsit nga Izraeli, Netanyahu pretendoi se "Kudsi do të mbetet kryeqyteti i Izraelit dhe nuk do të ndahet"

Hamdi Yıldız  | 22.05.2020 - Përdıtësım : 22.05.2020
Netanyahu: Negociatat do të zhvillohen mbi bazën që Kudsi të jetë si kryeqytet i Izraelit

Kuds

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se qeveria e re negociatat do t’i kryejë mbi bazën që "Kudsi të qëndrojë si kryeqytet i pandarë i Izraelit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në kuadrin e festimeve të 53-vjetorit të okupimit të Kudsit nga Izraeli, Netanyahu pretendoi se "Kudsi do të mbetet kryeqyteti i Izraelit dhe nuk do të ndahet".

"Unë jam i kënaqur që njoftoj këtë qëndrim të partnerëve të mi të rinj në qeveri", deklaroi ndër të tjera Netanyahu.

Hebrenjtë në Kudsin Lindor nën okupim festuan me protesta dhe marshime 53-vjetorin e okupimit të qytetit nga Izraeli.

Qindra hebrenj formuan autokolona me mjetet e tyre për shkak të 53-vjetorit të okupimit të Izraelit në Kudsin Lindor i cili ka filluar në vitin 1967.

Duke organizuar protesta në zona të ndryshme të Kudsit Lindor, hebrenjtë zhvilluan marshim me flamuj izraelitë edhe përreth Qytetit të Vjetër brenda të cilit ndodhet edhe Xhamia Al-Aksa.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës në vitin 1967.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın