Bota

Netanyahu lavdëron Sisin: Kam fituar përshtypje të shkëlqyeshme nga lidershipi i tij

"E vlerësoj mikun dhe kolegun tim, presidentin Sisi, për qëndrimin kundër valës së ekstremizmit dhe terrorit", tha Netanyahu

Esat Fırat   | 11.07.2019
Netanyahu lavdëron Sisin: Kam fituar përshtypje të shkëlqyeshme nga lidershipi i tij

Kuds

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lavdëruar presidentin e Egjiptit, Abdulfattah al-Sisi, duke thënë se ka fituar përshtypje "të shkëlqyera nga lidershipi dhe zgjuarsia e tij", raporton Anadolu Agency (AA).

"Shtetet tona, së bashku me shumë shtete të tjera, po luftojnë kundër ekstremizmit, dhunës dhe terrorizmit. Unë e vlerësoj mikun dhe kolegun tim, presidentin Sisi, për qëndrimin kundër kësaj vale të ekstremizmit dhe terrorit", tha Netanyahu në pritjen e organizuar në rezidencën e ambasadorit egjiptian në Tel Aviv, Khaled Azmi, me rastin e ditës kombëtare të Egjiptit.

Netanyahu po ashtu tha se Egjipit ka pasur qëndrim të vazhdueshëm nën lidershipin e Sisit për sa i përket vazhdimit të paqes me Izraelin.

"Në takimet që kam zhvilluar me presidentin Sisi, unë kam fituar përshtypje të shkëlqyera jo vetëm nga lidershipi i tij, por në të njëjtën kohë edhe nga zgjuarsia që ka. Kam fituar ide shumë të dobishme nga ai lidhur me sfidat me të cilat luftojmë", shtoi kryeministri izraelit.

Lëvdata për Sisin ka shprehur edhe presidenti izraelit Reuven Rivlin, i cili tha se Sisi ka forcuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Egjiptit.

"Liderët si ish-presidenti egjiptian Anwar Sadat dhe ish-kryeministri izraelit Menachem Begin, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë duke marrë vendime të guximshme. Ja, pra, ky është roli i liderëve të tillë", tha Rivlin.

Duke iu drejtuar ambasadorit Azmi, Rivlin tha se "Egjipti ende është lideri i botës arabe dhe zbaton përgjegjësitë".

Ndryshe, Egjipti është shteti i parë arab që ka njohur Izraelin me Marrëveshjen e Camp-David-it në vitin 1979.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın