Bota

Netanyahu: Do të vazhdojmë operacionin ushtarak në Rripin e Gazës

Kryeministri izraelit Netanyahu në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Biden ka thënë se është i vendosur për të vazhduar operacionin ushtarak në Rripin e Gazës

Halime Afra Aksoy   | 18.05.2021
Netanyahu: Do të vazhdojmë operacionin ushtarak në Rripin e Gazës

Kuds

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden ka thënë se është i vendosur për të vazhduar operacionin ushtarak në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Netanyahut thuhet se kryeministri izraelit i ka shprehur falënderime presidentit Biden për vazhdimin e mbështetjes së dhënë për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Gjatë bisedës Netanyahu i ka përcjellë Bidenit se "Është i vendosur për të arritur qëllimin e operacionit me qëllim për të rivendosur sigurinë e qytetarëve izraelitë".

Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden në bisedën telefonike me Netanyahun ka thënë se mbështet sigurimin e një armëpushimi në rajon.

Biden dhe Netanyahu kanë zhvilluar tri biseda telefonike që nga 10 maji kur Izraeli filloi sulmet ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 212 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra ndërsa janë plagosur 1.400 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın