Bota

Ndotja e ajrit arrin nivele të rrezikshme në qytetin pakistanez Lahore

Sipas të dhënave të kompanisë zvicerane të teknologjisë IQAir, e cila mat vlerat e cilësisë së ajrit, Lahore është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

Muhammet Nazım Taşcı   | 18.11.2021
Ndotja e ajrit arrin nivele të rrezikshme në qytetin pakistanez Lahore

Islamabad

Ndotja e ajrit në Lahore të Pakistanit është 41 herë më e lartë se niveli i pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të kompanisë zvicerane të teknologjisë IQAir, e cila mat vlerat e cilësisë së ajrit, Lahore është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Vlera e cilësisë së ajrit të qytetit arriti në 386, duke tejkaluar kufirin e nivelit të rrezikshëm prej 300.

Ndotja e ajrit në qytet është 41 herë më e lartë se niveli i pranuar nga OBSH-ja.

Për shkak të ndotjes së ajrit, u vendos që kompanitë private në Lahore të punojnë me 50 për qind të kapacitetit.

Ndërsa qyteti Karaçi u rendit i 8-ti në listën e publikuar nga IQAir.

Udhëzuesi i OBSH-së për cilësinë e ajrit në qytete thotë se nivelet e PM 2.5 (grimcat e imëta me diametër më të vogël se 2.5 mikrometra) duhet të jenë nën 10 mikrogramë për metër kub.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın