Bota, Koronavirusi

Ndihma mjekësore turke për të luftuar pandeminë COVID-19 arrin në Uzbekistan

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pajisjet mjekësore të përgatitura nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përdorim kundër shpërthimit të virusit COVID-19 kanë mbërritur në Uzbekistan

Handan Kazancı   | 31.07.2020
Ndihma mjekësore turke për të luftuar pandeminë COVID-19 arrin në Uzbekistan ( Bahtiyar Abdülkerimov - Anadolu Agency )

Tashkent

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se Uzbekistani ka pranuar furnizimet mjekësore të dërguara nga Turqia për të kontribuar në luftën e vendit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e saj në Twitter, ministria turke njoftoi se pajisjet mjekësore të përgatitura nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përdorim kundër shpërthimit të virusit COVID-19 kanë mbërritur në Uzbekistan.

"Zv/ministri i Shëndetësisë i Uzbekistanit, Shakhrukh Sharakhmetov, atasheu ynë ushtarak i Tashkentit, koloneli Mustafa Baloğlu dhe sekretari i dytë i Ambasadës në Tashkent, Furkan Yilmaz, mirëpritën avionin tonë, që dërgoi furnizime mjekësore", shkroi ministria.

Turqia ka dërguar ndihma mjekësore në rreth 140 vende në mbarë botën për të ndihmuar ata të luftojnë pandeminë COVID-19.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë raportuar mbi 17.3 milionë raste, prej të cilëve afër 674 mijë kanë vdekur.

Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e pacientëve të prekur nga koronavirusi janë shëruar deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın