Bota

NATO: Rusia duhet të tërheqë forcat nga Abkhazia dhe Osetia e Jugut

"NATO mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht", tha Jens Stoltenberg

Büşra Nur Bilgiç Çakmak  | 29.09.2020 - Përdıtësım : 30.09.2020
NATO: Rusia duhet të tërheqë forcat nga Abkhazia dhe Osetia e Jugut

Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saja nga Abkhazia dhe Osetia e Jugut, transmeton Anadolu Agencz (AA).

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t'i japë fund njohjes së rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut dhe të tërheqë forcat e saj", tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia.

"NATO mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Gjeorgjisë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht", shtoi Stoltenberg.

Ai gjithashtu tha se kanë diskutuar "bashkëpunimin e ngushtë midis Gjeorgjisë dhe NATO-s për sigurinë në Detin e Zi".

"Në fillim të këtij viti, aleatët ranë dakord për të forcuar edhe më tej partneritetin tonë. Kjo përfshin ndarjen e më shumë të dhënave të radarëve të trafikut ajror, angazhimi i përbashkët për të adresuar kërcënimet hibride, si dhe organizimi i stërvitjeve të përbashkëta në rajonin e Detit të Zi", shtoi ai.

Stoltenberg gjithashtu mirëpriti reformat e Gjeorgjisë në modernizimin e ushtrisë së saj dhe forcimin e demokracisë.

"Ju inkurajoj që të vazhdoni të përdorni të gjitha mundësitë për t'iu afruar NATO-s dhe të përgatiteni për anëtarësimin", theksoi ai.

Gjeorgjia zhvilloi një luftë 5-ditore me Rusinë në vitin 2008 rreth shkëputjes së rajoneve të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Në fund Tbilisi humbi kontrollin e dy zonave dhe Rusia më vonë i njohu ato si shtete të pavarura.

Të dy rajonet mbeten të njohura ndërkombëtarisht territore të Gjeorgjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.