Bota

"NATO do të kërkojë nga Rusia të mos braktisë traktatin e armëve bërthamore"

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s filluan takimin dy ditorë në Bruksel ndërsa kreu i organizatës Stoltenberg para gazetarëve tha se gjatë takimit do të dominojnë çështjet rreth sigurisë

Şerife Çetin  | 13.02.2019 - Përdıtësım : 13.02.2019
"NATO do të kërkojë nga Rusia të mos braktisë traktatin e armëve bërthamore"

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Federatës Ruse që të vazhdojë të respektojë dispozitat e Marrëveshjes për eliminimin e raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme (INF), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s filluan takimin dy ditorë në Bruksel ndërsa kreu i organizatës Stoltenberg para gazetarëve tha se gjatë takimit do të dominojnë çështjet rreth sigurisë.

Ai tha se në axhendë do të jetë edhe marrëveshja e INF-së, SHBA-Rusi, nga e cila kohët e fundit u tërhoqën SHBA-të ndërsa më pas edhe Rusia.

"Ne do të vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Rusisë që të vazhdojë të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së INF-së", tha Stoltenberg, duke shtuar se lidhur me këtë temë do të bisedojë personalisht me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.

Në takimin e ministrave në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut ndërsa në rendin e ditës do të jetë analiza e situatës në lidhje me misionet e organizatës në Afganistan, Irak dhe Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın