Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Në kryeqytetin e Australisë, Canberra regjistrohet viktima e parë këtë vit nga COVID-19

Sipas autoriteteve të shtetit në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 14 persona ndërsa u regjistruan 1.511 raste të reja me virus

Recep Şakar   | 27.09.2021
Në kryeqytetin e Australisë, Canberra regjistrohet viktima e parë këtë vit nga COVID-19

Melbourne

Në kryeqytetin e Australisë, Canberra, ku lufta kundër variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon me masa të rrepta, këtë vit u regjistrua vdekja e parë nga COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve të shtetit në 24 orët e fundit në vend humbën jetën 14 persona ndërsa u regjistruan 1.511 raste të reja me virus.

Në Canberra ku lufta kundër variantit Delta të COVID-19 vazhdon me masa të rrepta, këtë vit u regjistrua vdekja e parë nga COVID-19.

Megjithë bllokimet e plota në Uellsin e Ri Jugor, Victoria dhe në territorin e kryeqytetit australian (ACT), vazhdon të rritet numri i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19.

Ndërsa 787 persona u infektuan me COVID-19 në Uellsin e Ri Jugor ku COVID-19 ka shkaktuar numrin më të madh të rasteve në muajt e fundit, numri i personave që humbën jetën nga virusi në shtet u rrit në 365 me 12 vdekje të tjera.

Nga ana tjetër, vazhdon rritja e numrit të rasteve dhe viktimave në shtetin e Victoria-s, ku vazhdon mbyllja e plotë. Teksa 705 persona të tjerë u diagnostikuan me COVID-19 në 24 orët e fundit, në shtet numri i viktimave u rrit në 845 viktima me vdekjen e një personi tjetër nga COVID-19.

Viktima e parë nga COVID-19 këtë vit në kryeqytetin Canberra

Në kryeqytetin Canberra ku u morën masa të rrepta me shfaqjen e variantit Delta, një person tjetër humbi jetën nga virusi për herë të parë këtë vit nga COVID-19. Vitin e kaluar 3 persona humbën jetën në Canberra si pasojë e virusit.

Kryeministri i territorit të kryeqytetit australian, Andrew Barr njoftoi se 19 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ai tha se 8 persona nga 240 raste aktive në Canberra, 3 prej të cilëve janë në kujdes intensiv u trajtuan në spital. Barr tha se përfundimi i sigurt i mbylljes së plotë në kryeqytet varet nga qytetarët që marrin vaksina kundër COVID-19.

Numri i personave me COVID-19 në Australi arrin në 100 mijë

Australia e cila ka mbyllur kufijtë e saj për të gjithë përveç qytetarëve dhe banorëve të përhershëm që nga fundi i marsit 2020 kur filloi të përhapet COVID-19, me rritjen e numrit të rasteve në Uellsin e Ri Jugor, Victoria dhe ACT pavarësisht masave të rrepta të marra numri i përgjithshëm i rasteve me COVID në vend u afrua në 100 mijë.

Që nga 25 janari 2020, kur virusi u regjistrua për herë të parë në Australi, 99.052 australianë janë infektuar me COVID-19 ndërsa 1.246 persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin.

Nga 21.257 raste aktive në vend, 1.502 persona po trajtohen në spital, nga të cilët 291 janë në kujdes intensiv.

Zelanda e Re u regjistron 12 raste me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re njoftoi se 12 persona të tjerë u diagnostikuan me COVID-19, sipas rezultateve të afërsisht 6.900 testeve.

Nga gjithsej 222 raste aktive në vend, 13 prej tyre janë në kujdes intensiv dhe 13 prej tyre vazhdojnë ende trajtimin në spital.

Në Zelandën e Re, deri më tani janë regjistruar 4.194 raste të COVID-19 ndërsa 27 nga ata që u infektuan me virusin humbën jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın