Bota

Në Ukrainë mbërrin sistemi HIMARS i dërguar nga SHBA-ja

Presidenti amerikan Joe Biden më 1 qershor njoftoi se ka miratuar paketën e re të ndihmës ushtarake prej 700 milionë dollarëve për Ukrainën, e cila përfshin edhe sistemin e zhvilluar raketor

Dmitri Chirciu   | 23.06.2022
Në Ukrainë mbërrin sistemi HIMARS i dërguar nga SHBA-ja

Kiev

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, njoftoi se Sistemet Raketore të Artilerisë me Performancë të Lartë (HIMARS) të dërguara nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter, Reznikov deklaroi: "Sistemet HIMARS mbërritën në Ukrainë. Për këtë falënderoj kolegun dhe mikun tim, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Kjo verë do të jetë e nxehtë për ushtarët rus, ndërsa për disa do të jetë fundi".

Presidenti amerikan Joe Biden më 1 qershor njoftoi se ka miratuar paketën e re të ndihmës ushtarake prej 700 milionë dollarëve për Ukrainën, e cila përfshin edhe sistemin e zhvilluar raketor. Paketa në fjalë përfshin edhe Sistemet Raketore të Artilerisë me Performancë të Lartë.

Sistemi raketor i drejtuar me rreze të mesme HIMARS thuhet se mund të dobësojë në masë të konsiderueshme ushtrinë ruse dhe se mund të ngadalësojë përparimin e saj në luftë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın