Bota, Koronavirusi

Në Kinë regjistrohen 3 raste të reja me COVID-19, në Korenë e Jugut 33

Në Kinë tre rastet e reja me koronavirus janë regjistruar tek persona që vijnë nga jashtë vendit dhe theksoi se nuk është regjistruar vdekje e re nga COVID-19 në të njëjtën periudhë

Zehra Ulucak   | 14.07.2020
Në Kinë regjistrohen 3 raste të reja me COVID-19, në Korenë e Jugut 33

Ankara

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë regjistruar tre raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa në Korenë e Jugut janë regjistruar 33 raste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njoftoi se tre rastet e reja me koronavirus janë regjistruar tek persona që vijnë nga jashtë vendit dhe theksoi se nuk është regjistruar vdekje e re nga COVID-19 në të njëjtën periudhë.

Autoritetet kineze njoftuan se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 u rrit në 83.605, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar, respektivisht 4.634.

Në Kinë, deri më tani 78.674 persona kanë fituar betejën kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kinë është 297. 

Në Korenë e Jugut numri i rasteve me COVID-19 rritet në 13.512

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut raportoi 33 raste të reja me koronavirus, 19 prej të cilave vijnë nga jashtë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 13.512, prej të cilëve 12.282 janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga COVID-19 dhe numri i të vdekurve nga ky virus në Korenë e Jugut mbetet 289.

Kohës së fundit, në Seul dhe në zonën përreth shumica e rasteve me COVID-19 janë raportuar në mesin e qytetarëve që vizituan klubet e natës, kishat, si dhe shitësit e tregut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın