Bota, Koronavirusi

Në Etiopi amnistohen 4 mijë të burgosur për shkak të koronavirusit

Ministri i Drejtësisë së Etiopisë, Adanech Abiebi, deklaroi se presidenti i vendit aprovoi listën e të burgosurve që do të përfshihen me amnistinë, lajmëroi televizioni etiopian FANA

Tufan Aktaş   | 25.03.2020
Në Etiopi amnistohen 4 mijë të burgosur për shkak të koronavirusit

Adis Ababa
Në kuadër të masave për shkatërrimin e koronavirusit, në Etiopi do të shpallet amnisti për rreth 4.000 të burgosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Drejtësisë së Etiopisë, Adanech Abiebi, deklaroi se presidenti i vendit aprovoi listën e të burgosurve që do të përfshihen me amnistinë, lajmëroi televizioni etiopian FANA.

Theksohet se bëhet fjalë për një listë prej gjithsej 4.010 të burgosur, ndërsa të burgosurit e huaj që gjenden në listën e amnistisë do të dërgohen në vendet e tyre.

Në Etiopi janë regjistruar 12 raste të infektimit me koronavirus, ndërsa me vendim të Qeverisë nëpunësve shtetërorë dje u është lejuar të punojnë nga shtëpia.

Në mbarë Afrikën me koronavirus janë infektuar 2.412 persona, ndërsa 64 kanë vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın