Bota, Koronavirusi

Në Austri do të hiqet detyrimi për vaksinim kundër COVID-19

Ministri austriak i shëndetësisë, Johannes Rauch, në një konferencë për shtyp tha se detyrimi i vaksinimit i cili është pezulluar aktualisht nuk siguron ndonjë kontribut në aspektin e inkurajimit për vaksinim

Aşkın Kıyağan   | 23.06.2022
Në Austri do të hiqet detyrimi për vaksinim kundër COVID-19

Vjenë

Njoftohet se në Austri do të hiqet plotësisht detyrimi i vaksinimit i cili hyri në fuqi në janar 2022 në kuadrin e luftës kundër pandemisë COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri austriak i shëndetësisë, Johannes Rauch, në një konferencë për shtyp tha se detyrimi i vaksinimit i cili është pezulluar aktualisht nuk siguron ndonjë kontribut në aspektin e inkurajimit për vaksinim.

Rauch deklaroi se detyrimi i vaksinimit është vendim i marrë në periudhën kur ishte i përhapur kryesisht varianti Delta dhe duke pasur parasysh fluksin serioz nëpër spitale, por që me llojin Omicron kjo situatë ka ndryshuar.

Neni për heqjen e detyrimit të vaksinimit, i cili shkaktoi debate serioze në pushtetin e Partisë Popullore Austriake (ÖVP) të qendrës së djathtë dhe Partisë së Gjelbër, do të paraqitet sot në parlament dhe pritet që të miratohet dhe hyjë në fuqi në fund të muajit.

Austria ishte vendi i parë në Evropë që vendosi në zbatim detyrimin e vaksinimit më 21 janar 2022. Për shkak të rënies së numrit të rasteve, ky detyrim u pezullua me 9 mars 2022.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın