Ahmed Kasım, İbrahim Salih,Zeynep Hilal Karyağdı
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
MOSUL (AA) – Gjatë sulmit me raketë të pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH në një rajon të populluar në qytetin irakian Mosul, janë vrarë 11 anëtarë të një familje, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku Jemal Halid për AA tha se terroristët e DEASH-it në orët e mëngjesit të së mërkurës kryen sulm në vendin Ed-Dubbat në Mosul.
Ai theksoi se një nga raketat goditi një shtëpi ku si pasojë humbën jetën 11 anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve gjenden gra dhe fëmijë.