Bota

"Mosnjohja zyrtare e qeverisë talebane, arsyeja për krizën ekonomike në Afganistan"

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Mohammad Hasan Akhund tha se mosnjohja zyrtarisht e qeverisë talebane nga komuniteti ndërkombëtar ka shkaktuar probleme ekonomike në Afganistan

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
"Mosnjohja zyrtare e qeverisë talebane, arsyeja për krizën ekonomike në Afganistan"

Kabul

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Mohammad Hasan Akhund tha se mosnjohja zyrtarisht e qeverisë talebane nga komuniteti ndërkombëtar ka shkaktuar probleme ekonomike në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Konferencën Ekonomike të Afganistanit e cila u mbajt në ndërtesën e kryeministrisë, Akhund vuri në dukje se situata ekonomike e vendit është e keqe.

"Duam që paratë afgane të ngrira jashtë vendit të zhbllokohen për popullin afgan, jo për ushtrinë tonë", tha Akhund i cili shpjegoi se arsyeja e problemeve ekonomike në vend janë mosnjohja zyrtare e qeverisë së përkohshme e talebanëve, sanksionet e zbatuara kundër Afganistanit dhe ngrirja e rezervave jashtë vendit.

Ai u bëri thirrje veçanërisht vendeve islame që të ndërmarrin hapin e parë drejt njohjes të qeverisë së përkohshme talebane dhe nënvizoi se talebanët kanë përmbushur kushtet e nevojshme për njohjen zyrtare.

Duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të sigurojë ndihmë të vazhdueshme për Afganistanin, Akhund bëri të ditur se ndihmat me afat të shkurtër nuk janë të mjaftueshme.

"Me ardhjen e talebanëve korrupsioni në vend u eliminua. U vendos siguria në të gjithë vendin dhe investitorët e huaj mund të bëjnë investime në Afganistan", tha Akhund.

Qeveria e përkohshme talebane nuk është njohur ende zyrtarisht nga asnjë vend edhe pse kanë kaluar muaj që nga shpallja e saj në muajin shtator.

- Kriza ekonomike në vend

Investimet ndërkombëtare në vend përfunduan pasi talebanët morën qeverinë në Afganistan. Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Qendrore e SHBA-së ndërprenë qasjen e Afganistanit në fondet ndërkombëtare.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) më 8 dhjetor njoftoi se situata humanitare në Afganistan po përkeqësohet.

Papunësia, varfëria dhe uria në vend arritën në nivele alarmuese.

Dhoma e Minierave dhe Industrisë së Afganistanit deklaroi më 14 janar se gjysma e fabrikave prodhuese kanë ndaluar aktivitetet e tyre për shkak të mungesës së lëndës së parë dhe mosfunksionimit siç duhet të sistemit bankar në vend.

Sipas të dhënave të OKB-së, parashikohet se 22.8 milionë njerëz që përkon me më shumë se gjysmën e popullsisë në Afganistan do të ballafaqohen me problem serioz të ushqimit në muajt e dimrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın